Edi Rama

Edi Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti, por ta kuptojë se ai ka bërë gjënë e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin e djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen, dhe se për këtë u detyrohemi fëmijëve tanë në “këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit”. “E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, ka shkruar Rama. Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …