Nata e Zjarreve

Sonte me manifestimin, “Nata e Zjarreve” në Prekaz, përmbyllen aktivitetet treditore të manifestimit të Epopesë së UÇK-së

Sonte me manifestimin, “Nata e Zjarreve” në Prekaz, përmbyllen aktivitetet treditore të manifestimit  të Epopesë së UÇK-së. Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit të Epopesë së UÇK-së. “Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UCK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së dëshmorëve e martirëve të rënë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …