Sot në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi dhe kudo në Mërgatë, festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Sot në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Kosovën Lindore në Mal të Zi dhe kudo në mërgatë, festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore, edukative dhe kulturore, ku të gjithë shqiptarët i kujtojnë me nderin e respekt mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Dita e Mësuesit shënohet me aktivitete të shumta tematike e kulturore  në të gjitha trojet shqiptare.

Kjo ditë i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit. Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e në çdo krahinë kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe. Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike, 7 marsi festohet si Dita e Mësuesit, kudo ndër shqiptarë, në trojet etnike dhe në mërgatë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …