Çerkin Dukolli thotë se sistemi i drejtësisë duhet të veprojë në të gjitha hallkat dhe cak duhet ta këtë rastin e jo individin

Çerkin Dukolli: Mirënjohje e respekt angazhimit tuaj në edukimin e brezave në të gjitha periudhat

Luftëtari i Lirisë Çerkin Dukolli, ka uruar të gjithë mësuesit  për 7 Marsin. Ai në këtë urim ka shkruar:
Të dashur mësues,
Mirënjohje e respekt angazhimit tuaj në edukimin e brezave në të gjitha periudhat, nga Pandeli Sotiri, Shaban Jashari e deri te ju mësuesit e ditëve tona.
Përkushtimi juaj i devotshëm në edukimin e kombit, që nga mësonjëtorja e Korçës me 1887 e këndej, ka triumfuar përballë pengesave e sfidave të shumta nga armiq të gjuhës shqipe në kohëra e rrethana të ndryshme.
Shumë mësues patriot, u flijuan në kohëra dhe ngjarje të caktuara në përpjekje të mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe.
Natyrshëm që sot kujtesa ime, rrëshqet tek mësuesi im i parë Qazim Shaqir Kryeziu nga Bubaveci, nga i cili mësova shkronjat e para të alfabetit tonë të çmuar.
Mirënjohje e gëzuar 7 marsin.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …