Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Escobar: Kurti e Vuçiqi janë pajtuar me Marrëveshjen Bazë me 11 pikët fillestare, tani është çështja e Aneksit të zbatimit

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para takimit të 18 marsit në Ohër ka thënë se të dy palët janë pajtuar me Marrëveshjen Bazë – ato 11 pikët fillestare që janë pranuar, pa ndonjë kusht apo ndryshim dhe tani është çështja e Aneksit të zbatimit. Pra, të gjitha pikët do të përfshihen në Aneksin e zbatimit, por vetëm mbetet se si t’i formulojmë që të bëhen të arritshme. Escobar për RTV21 ka thënë se rezultate do të ketë, por se ka tërhequr vërejtjen se ndoshta nuk do të ketë marrëveshje finale. “Kushdo që e shikon këtë marrëveshje, nuk mund të mos befasohet se sa larg shkon ajo. Sa shumë i hap dyert për të dy vendet që të integrohen më afër në strukturat euroatlantike dhe rrjedhimisht në strukturat ndërkombëtare. Pra, nuk do të them se kjo nuk është një ndërmarrje ambicioze. Kjo është mjaft ambicioze. Kjo do t’i sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër njëra-tjetrës, më afër rajonit dhe më afër Evropës. Pra, është mjaft e rëndësishme në shumë aspekte. Pra, kjo nuk është ujdia më e mirë, kjo është ujdi shumë e mirë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …