Shënohet 1 Qershori Ditën ndërkombëtare e fëmijëve në Klinë  

Dita Ndërkombëtare për  fëmijë është shënuar edhe  në komunën e Klinë.  Qendra Rinore Ardhmëria në përkrahje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Klinës,  kanë organizuar ngjarjen kulturore ” Talentet e Vegjël” me qellim që tё bashkohen tё gjithë talentet e vegjël tё komunës sё Klinës. Pjesëmarrës ishin fëmijë të shkollave  fillore  dhe Karitas Umbria.

Një numër i madh tё rinjsh tё moshës 7-12 vjeç përformuan me pika këndimi, vallëzimi humori dhe vjersha ku dhe disa nga këto pika u shpërblyen.

Po ashtu edhe OJQ –Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children dhe  në bashkëpunim komunën e Klinës kanë organizuar aktivitete në kuadër të programit të drejtat e fëmijëve dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje, që Syri i Vizionit dhe Save the Children janë duke realizuar në komunën e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura dhe zv. Ministri Hysen Durmishi nënshkruan memorandum bashkëfinancimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, …