Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Izbicës ditën kur regjimi serb nuk kurseu gratë, fëmijët, as pleqtë

Në 24 vjetorin e Masakrës së Izbicës, kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën ka  thënë se atë ditë regjimi serb s’kurseu askënd. 24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat ushtarake e policore të Serbisë, vranë mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6 muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi”. Haradinaj tha se Masakra e Izbicës e shumë të tjera që fatkeqësisht kanë ndodhur në tokën tonë, janë një dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë, një rrugë plot vuajtje e sakrifica. Sot, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e rënies së tyre heroike

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot …