Ministri Shala uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores të sajë ndaj Ishujve Faroe, tashmë pas pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Ministri Shala e vlerëson paraqitjen dhe lojën që ka zhvilluar Përfaqësuesja e Kosovës, dhe kjo dëshmon cilësinë që posedojmë si vend, me shumë sportistë të talentuar, tha ai.

Ministri u shpreh se Qeveria e Kosovës, veçanërisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po punon me përkushtim që të ofrojë kushtet që sportistët të kenë mundësinë të përfaqësohen në mënyrë sa më cilësore dhe konkurruese në nivel botëror.

Fitorja e Kosovës është një inkurajim për MKRS-në por edhe për institucionet e sportit në përgjithësi të punojnë dhe të angazhohemi e të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të përfaqësohemi sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare sportive.

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …