Kryetari Latifi, ka përkujtuar 9 dëshmorë të kombit dhe 34 martirë nga Hoça e Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve e martirëve, përfaqësues të OVL-së e bashkëqytetarë të shumtë, nderuan kujtimin për tërë atë sakrificë sublime të 9 dëshmorëve të kombit dhe 34 martirëve nga Hoça e Vogël. “Në këto lugje e kodrina të begata u lindën e u rritën gjithë ata djem e burra atdhetarë që i vunë gjoksin furtunës dhe asnjëherë nuk u pajtuan me poshtërimin e nëpërkëmbjen. Ky fshat i vogël por me zemër të madhe e pagoi shtrenjtë çmimin e lirisë, sepse hordhitë serbe mësynë edhe me aeroplanët e tyre luftarak mbi popullin e pambrojtur, në mëngjesin e 2 prillit të vitit ’99 derisa ishin të strehuar në Nagac, duke vrarë gra e fëmijë, të rinj e pleq dhe duke shkretuar gjithçka që u dilte përpara. Sot, Hoça e Vogël dhe Kosova është e lirë dhe me plot banorë, ndërsa sakrifica e të rënëve përkujtohet e nderohet çdo ditë.”- u shpreh Kryetari Latifi.

May be an image of 11 people, monument and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …