leoni

Elbert krasniqi

Elbert Krasniqi: Nuk është marrë asnjë veprim nga ekipi për draftimin e statutit për formimin e asociacionit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se nuk është marrë asnjë veprim nga ekipi për draftimin e statutit për formimin e asociacionit. Ai tha se e ka të vështirë të sigurojë dokumentacion nga ekipi në të kaluarën, meqë nuk janë zhvilluar aktivitetet në mënyrë transparente. Sipas marrëveshjes së vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, Ekipi Menaxhues do të merrte përgjegjësinë për të propozuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, statut ky që do të përcaktojë strukturën organizative, qëllimet, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij. Për herë të parë në vitin 2016, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës emëroi Ekipin Menaxhues. Po, aktualisht, rreth përbërjes së këtij ekipi dihet shumë pak. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë ka konfirmuar se deputetja e Serbisë, Danijella Vujiçiq është në krye të këtij ekipi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …