Edhe një rrugë e re në komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë sot kanë bërë përurimin e rrugës ,,Shefqet Zukaj ‘’ në fshatin Beleg rrugë kjo e cila ka zgjidhë problemin për 24 familje në këtë lagje. Kryetrari Selmanaj, tha se në prioritetet e komunës së Deçanit ishte vendosur kjo rrugë të cilën e përuruam sot andaj ne po vazhdojmë që qytetarëve të komunës së Deçanit të ua lehtësojmë jetën duke ju rregulluar infrastrukturën rrugore.

Ndërsa banorët e kësaj lagjeje ishin të lumtur sot, Muhamet Zukaj, shprehet se ka mbi 60 vite që kanë kaluar ku askujt nuk ju kujtua as të na vizitoi, në vitin 2013 kryetrari i komunë z.Rasim Selmanaj na ndihmoi duke e mbushur më zhavorr ndërsa na premtoi se do ta përfundoi se shpejti dhe ja sot u bë realitet për çka duhet falënderuar konkretisht kryetarin. Vlen të ceket se ky investim është nga komuna e Deçanit dhe vlera e këtij projekti kapë shifrën mbi 100 mijë € të ndara nga komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …