DZHENIT në Skenderaj do të hapë thirrjen për grante, për organizatat e shoqërisë civile

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm e Komunës së Skenderajt brenda pak ditësh do të hapë thirrjen për grante, për organizatat e shoqërisë civile në komunën tonë, në kuadër të programit Reload2. Me qëllim të caktimit të prioriteteve, këto ditë është mbajtur një takim në mes të zyrtarëve të kësaj drejtorie, UNDP-së dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Skenderaj. Drejtoresha Besarta Meha – Ademi u ka bërë thirrje përfaqësuesve të organizatave joqeveritare që zhvillojnë aktivitet në Skenderaj, të aplikojnë me projekte gjatë periudhës kur thirrja të jetë e hapur.

May be an image of 4 people, people studying, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …