Shtëpia e shëndetit në Malishevë po bëhet çdo ditë e më e kompletuar

Në funksion të realizimit të projekteve kapitale dhe premtimeve për investime në infrastrukturën e përgjithshme, sot ka përfunduar edhe faza finale e rregullimit të ambientit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Kryetari Kastrati tha se, jam i kënaqur që edhe këtë projekt po e finalizojmë me sukses, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira dhe për ofrim të shërbimeve më të shpejta dhe më efektive shëndetësore. Kemi bërë izolimin i objektit të QKMF-së, kemi ndërtuar garazhet për veturat e ndihmës së shpejtë, si dhe sot u asfaltua edhe oborri i saj, i ridizajnuar për të qenë më funksional. Premtoj se këto investime do të vazhdojnë, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve, jo vetëm në shëndetësi, por në të gjitha fushat.

No photo description available.

 

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …