Kryetari Bashota uron besimtaret mysliman me rastin e ramazanit

Në urimin e kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota me rastin e muajit të ramazanit thuhet: të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë urime muajin e ramazanit, muajin e shenjtë, muaji i sakrificës dhe i reflektimit, vetëpastrimit shpirtëror dhe devotshmërisë ndaj krijuesit. Muaji i shenjtë i Ramazanit shënon sakrificën më sublime njerëzore ndaj besimit të palëkundur për Krijuesin.

Me këtë rast dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht dhe me sinqeritet të thellë agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …