Përfundoi mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit e katërta për këtë vit Kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi, Defrim Kafexhiu, u mbajt seanca e katërt e rregullt për vitin 2023 e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KFOR-it, OSBE-së dhe të DEMOS-it. Këta të fundit, në fillim të seancës prezantuan një vlerësim për kuvendarë që do të bëhet për periudhën maj – shkurt 2024. Para shqyrtimit te rendit të ditës për seancën, znj. Florida Bajraktari si kuvendare e re, bëri betimin solemn bazuar në Ligjin për Qeverisje Lokale.

Pyetjet e kuvendarëve për kryetarin e komunës dhe ekzekutivin ishin rreth:

  • Çështjes së dëmeve në bujqësi dhe amvisëri;

  • Ndriçimit publik – Fortesë;

  • Rreth ndërtimit të fushës sportive – Krushë e Madhe;

  • Problemet me mirëmbajtje higjieno-sanitare në QMF – Krushë e Madhe;

  • Kolektori i ujërave të zeza – Krushë e Madhe;

  • Çështja e tatimit në pronë dhe rivlerësimi i pronës;

  • Rreth punimeve në qendër të qytetit – mosshenjëzimi;

  • Rrjetit të ujësjellësit dhe atij elektrit – Opterushë.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete.

RENDI i ditës me 11 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P- 71510057-02240-1, zona kadastrale – Rahovec;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2022 në 2023;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim – ndryshimit të vendimit 01 Nr. 352/3, i datës 9.4.1986 mbi rivlerësimin dhe rikategorizimin e zonës së mbrojtur të “Kanioni i Drinit të Bardhë”;

  6. Shqyrtimi i raportit tre – mujor financiar, janar – mars 2023;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënie në shfrytëzim afatgjatë P- P-71510008-00266-0, në zonën kadastrale Hoçë e Madhe;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i planit komunal të veprimit për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Rahovecit;

  10. Shqyrtimi i raportit financiar buxhetor i NPL – Stacioni i Autobusëve – Rahovec;

  11. Shqyrtimi i raportit të punës tre – mujore të KRM – Ekoregjioni.

Në seancë u propozuan katër pika shtesë:

  1. 1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës; (Kjo pikë ndërlidhet me pikën e 7-të të rendit të ditës)

  2. 2. Shfuqizimi i vendimit 01 Nr.48/23 dt. 30.3.2023 për riparcelizim të parcelave në zonën kadastrale – Rahovec;

  3. 3. Shfuqizimi i vendimit 01 Nr.54/23 dt. 30.3.2023 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Kramovik;

  4. 4. Shfuqizimi i vendimit 01 Nr.55/23 dt. 30.3.2023 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Polluzhë.

Mbledhja u cilësua konstruktive, dinamike, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.

May be an image of 12 people, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …