Po vazhdon realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe objekteve në tërë territorin e Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve, Komuna e Malishevës, po vazhdon me realizimin e projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe objekteve publike, në tërë territorin e saj. Ky projekt është tre vjeçar dhe në vazhdimësi do të bëhet shenjëzimi, sidomos në rrugë afër objekteve me rëndësi, siç janë shkollat, me qëllim të krijimit të sigurisë për nxënës, por edhe për parandalimin e aksidenteve tjera në komunikacion. Këto ditë, ky projekt është realizuar në disa vendbanime, ndërsa projekti do të vazhdoj të realizohet në të gjitha fshatrat dhe në qytetin e Malishevës. Projekti realizohet përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës dhe financohet nga buxheti i komunës.

May be an image of 1 person, signboard, road, telephone pole and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama takon gazetarin dhe autorin britanik Christian Jennings

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuan në Odën e Kryeqytetit, gazetarin …