Në Burojë të Skenderajt ka nisur projekti për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit

Ka nisur në fshatin Burojë të komunës së Skenderajt projekti për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, një premtim i Qeverisjes Nura për banorët e fshatit në fjalë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, së bashku me anëtaren e Kuvendit Besjana Thaçi, kanë qenë të pranishëm në fillimin e punimeve të projektit të ujësjellësit. Projekti në fjalë parasheh vendosjen e gypit primar dhe sekondar si dhe kyçjet me të gjitha pozicionet përcjellëse, ndërsa shtrirja e rrjetit është mbi 8 kilometra.

May be an image of 1 person, water filter and body of water

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …