Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Kryeministri, Albin Kurti, në kohët e fundit ka krijuar një gjendje kaotike në veriun e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti në këtë periudhë kohore   ka krijuar një kaos në veri. Fatkeqësisht sikur vërtetë të kishim shtrirje të sovranitetit, angazhim të institucioneve ligj zbatuese do ta kishim përkrahë dhe do të ishte shumë mirë, por ju e shihni se në veri nuk ka kushte për asgjë. Njeriu nuk është i lirë as deri në market të shkoj të blej diçka sepse janë të kërcënuar nga bandat që një pjesë e tyre kanë ardhur nga Serbia. Kryeministri Kurti “e ka reduktuar sovranitetin e shtetit të Kosovës në oborret e katër komunave”. Abelard Tahiri  shtoi se qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e dhimbshme dhe e papranueshme që të na vihen sanksione, të përjashtohet Ushtria e Kosovës nga “Mbrojtësi i  Evropës 23”, si rezultat i veprimeve të pamatshme të kryeministrit të Kosovës. Nëse krijojmë precedent të rrezikshëm të cilat e tejkalojnë rendin tonë kushtetues, mendoj se në thelb po e cenojmë shtetësinë e vendit tonë”, ka saktësuar Abelard  Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …