Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është cituar të ketë deklaruar se 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër. Ai tha se sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë. 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër”. Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 121 vjet më vonë – në Prishtinë! Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet! Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë! 121 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”. Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë”. Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës! Sot, përulemi para vetëmohimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa”.
