Praktika profesionale është një nga segmentet kyçe të mësimnxënies në shkollat profesionale të Ferizajt. Për ta bërë të mundshme këtë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, investoi në riparimin e serrës prej 300m2 në shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë në Ferizaj, e cila përdoret për aplikimin e dijeve praktike të nxënësve të kësaj shkolle. Për të parë këtë investim, doli drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili tha se në kuadër të planeve investive të drejtorisë që udhëheq, është edhe ky investim, me qëllim avancimin e praktikës profesionale, në këtë shkollë të mesme profesionale.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
