Jorn Rohde thotë se Kurti është duke ecur vetëm pasi nuk po i dëgjon këshillat e miqve

Jorn Rohde thotë se Kurti është duke ecur vetëm pasi nuk po i dëgjon këshillat e miqve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë konfirmuar se ka ftohje raportesh mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së. Ata deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm. Rohde ka deklaruar se kancelari Olaf Scholz, kryetari francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e italiane, Giorgia Meloni i kanë shkruar Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat. Por ai tha se kjo nuk ka ndodhur. “Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet  përafrohen sërish”, ka theksuar Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …