Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se të gjitha zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka shtuar se kjo po bëhet për ta dështuar marrëveshjen e 27 marsit në Bruksel dhe atë të 18 shkurtit në Ohër. “Ju e patë që Gabriel Escobar  tha në mënyrë shumë alarmante se kjo situatë e rrezikon sigurinë rajonale – ishte një deklaratë e fortë që në esencë tregon edhe pse ndërhyri KFOR-i në ditën kritike”, ka thënë Murati. Sipas tij, të dyja palët janë të pakënaqura me planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …