Kryetari Kastrati uron festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët e besimit Islam

Kryetarit i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Të gjithë qytetarëve tanë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, me theks të veçantë bashkëqytetarëve që gjinden në mërgim, ju uroj përzemërsisht këtë festë të paqes, harmonisë dhe bashkëpunimit mes njëri-tjetrit. Kjo festë le të shërbejë si reflektim i virtyteve më të mira dhe solidaritetit njerëzor në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë. URIME!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …