Komuna e Rahovecit formon Shtabin Komunal për korrje-shirje për vitin 2023

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për caktimin e Shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2023. Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë  përcjelljen e korrje-shirjeve në terren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj. Pika tre e vendimit, obligon shtabin Komunal që me kohë të njoftoj Kryetarin e Komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raporte kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe OJQ “Women for Women” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal për Zhvillim …