Vijojnë punimet në rregullimet e aneksit të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj

Me dinamikë të shtuar, po vijojnë punimet në rregullimin e vrazhdë në objektin aneks të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Për të parë nga afër punimet doli drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani bashkë me drejtorët Arben Halili e Meriton Hajdini. Drejtori Llabjani njoftoi se Komuna e Ferizajt përmes këtij projekti po bën përpjekje maksimale që sa më shpejt të vijohet me fazat tjera të këtij projekti, ashtu që të mundësoj kushte më të mira e hapësirë të mjaftueshme për nxënësit dhe personelin arsimor të kësaj shkolle në fillimvitin e ri shkollor.

May be an image of buildings

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …