Vërshimet e mbrëmshme në Ferizaj shkaktuan dëme kryesisht në infrastrukturë dhe ekonomi familjare

Reshjet e dendura të shiut mbrëmë në komunën e Ferizajt, bën që të vërshohen disa zona të fshatrave të Ferizajt, si fshatrat e Grykës së Neredimes, Slivova, Kosharja e Dremjaku, ku për të parë nga afër gjendjen, dolën Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili si dhe ekipet emergjente të Ferizajt. Për të parë pasojat, dëmet e shkaktuara nga vërshimet mbrëmë, dolën sot edhe drejtorët komunal, si drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtori i Infrastrukturës, Meriton Hajdini dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, duke vizituar kështu fshatrat Mirash, Rahovicë, Mirosalë. Ekipi i dytë që doli sot për të parë e evidentuar dëmet e shkaktuara ishte nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në përbërje të zyrtarëve: Skender Kurti dhe Ilir Shabani, ku vizituan zonat e vërshuara në Jezerc, Tërrn, Dremjak, Balaj, Neredime, Manastirc, Koshare e Doganaj. Nga gjendja në terren, konstatohet se vërshimet shkaktuan disa dëme në infrastrukturë, kanale ujore, trotuare, e dëme në disa ekonomi familjare por të cilat do të evitohen me punën e angazhimin e drejtorive përkatëse për këtë çështje.

May be an image of curb and text that says 'L'

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …