Shkolla fillore në Llozicë të komunës së Malishevës do bëhet me ambient të jashtëm super modern. Ky investim në shkollën e fshatit Llozicë po bëhet fal një marrëveshje që Komuna e Malishevës ka nënshkruar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe për këtë kryetari Kastrati i është shprehur mirënjohës ministrin Elbert Krasniqi. Ai tha se do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për shkollat tona dhe për qytetarët tanë, pa dallim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
