Rusia u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s, që të diskutojnë centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia në samitin e tyre këtë javë

Rusia u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s, që të diskutojnë centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia në samitin e tyre këtë javë. Aleanca ushtarake do të takohet në Lituani për të diskutuar një gamë të gjerë temash duke përfshirë luftën në Ukrainë, ndarjet mbi ofertën e anëtarësimit të vendit dhe rritjen e rezervave të municioneve. Duke akuzuar Ukrainën për “shkaktim sistematik të dëmtimit” në termocentral, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se “vëmendja kryesore e samitit të NATO-s duhet t’i kushtohet asaj”. “Në fund të fundit, shumica dërrmuese e anëtarëve të aleancës do të jenë në zonën e ndikimit të drejtpërdrejtë”, paralajmëroi ajo në Telegram. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskuyy, ka paralajmëruar prej ditësh për kërcënimin e rëndë në objekt, duke thënë së fundmi se forcat ruse kishin minuar çatinë e disa reaktorëve.

Kontrolloni gjithashtu

EUROSTAT: Në Gjermani dhe në Francë jetojnë rreth 110 mijë emigrantë nga Shqipëria, trefishi i numrit krahasuar me vitin 2015

Eurostat: Rritet ndjeshëm numri i shtetësive në BE, shqiptarët në top 3 të përfituesve në vitin 2024

Gjatë vitit 2024, rreth 1.2 milionë persona kanë fituar shtetësinë e një vendi të Bashkimit …