Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Aleksandër Vuçiq: Zvogëlimi i Policës së Kosovës për 25 për qind nga objektet komunale në veri është vetëm një mashtrim i Perëndimit

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë këtë të enjte se zvogëlimi i Policës së Kosovës për 25 për qind nga objektet komunale në veri të Kosovës, si hap i ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës së krijuar atje, “është vetëm një mashtrim i Perëndimit”. “Unë nuk jam i dobët, nuk jam budalla, i kam lexuar të gjitha marifetet e tyre paraprakisht, unë luaj shah më mirë se ata, kam lexuar më shumë libra se ata, por ata kanë vetëm forcë…”, ka thënë Vuçiq duke folur për kërkesat e ndërkombëtarëve për Kosovën dhe Serbinë sa i përket de-eskalimit të situatës në veri”. Ndërkaq, kreu i Serbisë potencoi se “nuk është problem që duhet të dorëzohesh sepse dikush është më i fortë”, duke iu referuar bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, duke shtuar se “është problem kur dikush të trajton ty, dhe gjithë vendin, të gjithë ne, si të çuditshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …