Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe udhëzimit administrativ Nr. 2009/01 për procedurën e zgjedhjes dhe përgjegjësitë e kryesuesit, Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, (e hane) – 17 korrik 2023, ka zgjedhur Kryesuesin e Kuvendit në raundin e parë, me 17 vota “për”. Seancën e jashtëzakonshme e kryesoi anëtari më i vjetër i pranishëm, z. Sejfullah Sejfullahu (PDK). Pas miratimit të rendit të ditës, i cili kishte vetëm një pikë: Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Kryesuesi i ftoi partitë për propozim dhe formim të komisionit verifikues: Feriz Thaqi – (AAK), Valmir Gashi – (AAK), Melinda Iska – (PDK), LDK dhe LVV nuk kishin propozime, sepse nuk morën pjesë në mbledhje. Shefi i grupit të AAK-së, Hasan Përboqi, në emër të 16 kuvendarëve nënshkrues që thirrën këtë seancë, propozoi për Kryesues anëtarin e kuvendit, zt. Arbër Zenuni. Ky i fundit nuk kishte kundërkandidat nga partitë tjera pjesëmarrëse në kuvend. Nga 18 anëtarë të pranishëm të kuvendit, të gjithë morën pjesë në votim. Gjatë numërimit të votave nga komisioni verifukues, doli që, 17 vota të jenë “për” dhe një votë të jetë e pavlefshme. Kryesuesi i sapo zgjedhur, Arbër Zenuni në fjalën e tij falenderoi të gjithë kuvendarët për votim dhe besim. Në fund, premtoi punë konstruktive dhe tha që pret bashkëpunim të sinqertë nga të gjithë.