Nderime nga dy delegacionet e nivelit të lartë të Komunës së Skenderajt dhe Vukovarit, në komplekset përkujtimore të dëshmorëve

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku shokë të luftës dhe deputeten e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë shoqërimit të delegacionit të Vukovarit, i udhëhequr nga kryebashkiaku Ivan Penava dhe me Esad Çollakun e Tom Kaçinarin, kanë bërë nderime tek varrezat e dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jetojmë të lirë në një shtet të pavarur dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me popuj të lirë e vende mike të Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të luftës sonë çlirimtare! Nderime miqësisë me Kroacinë, ka thënë kryetari Nura!

May be an image of 9 people and military uniform

Kontrolloni gjithashtu

Diplomuan 450 studentë në Universitetin “Ukshin Hoti”

Në Prizren është organizua ceremonia e Diplomimit të 450 studentë në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”. …