Komiteti për Politikë dhe Financa, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nën udhëheqjen e kryesuesit të kuvendit, sot e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku pas shqyrtimit janë rekomanduar për kuvend disa nga pikat e trajtuara, si dhe para anëtarëve të komitetit, kanë raportuar zyrtarët përgjegjës, sipas pikave të trajtuara në këtë mbledhje. KPF pas shqyrtimit ka rekomanduar për kuvend disa pika, që do të trajtohen në kuvend, e në mesin e tyre edhe raportin gjashtëmujor të të hyrave dhe shpenzimeve, ridestinimin e mjeteve për investime kapitale, raportin gjashtëmujor të punës së drejtorisë për bujqësi, raportin e auditimit për pasqyrat financiare të komunës, për vitin 2022. Po ashtu për mbledhjen e ardhshme do të trajtohen edhe disa pika tjera, që sot janë rekomanduar për shqyrtim në kuvend. Në këtë mbledhje, para anëtarëve të KPF-së, për pasqyrat financiare dhe raportin gjashtëmujor të të hyrave dhe shpenzimeve, e ka paraqitur drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi.