Kryetari Latifi priti në takim përfaqësuesit e USAID-it, në kuadër të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim përfaqësuesit e USAID-it, në kuadër të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Përgjatë takimit diskutuan raportin e gjashtëmujorit të parë të vitit 2023. Komuna e Rahovecit ka shënuar progres të theksuar në fushat e caktuara, si: financa, prokurim publik, menaxhim të projekteve dhe auditim të brendshëm. USAID-i po jep kontribut të madh në përmirësimin e performancës në fushat e lartshënuara.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …