leoni

SBASHK

SBASHK-u: Qeveria Kurti po vazhdon të nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje pa bërë konsulta  me palët  që preken me këto vendime e Ligje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar pas ndryshimit të Ligjit për skemat pensionale. Sipas kësaj sindikate ndryshimet këtij ligji kanë ndodhur: “Sa për të thënë, diskriminimi vazhdon”. “Qeveria Kurti duke u trimëruar me numrin e votave vazhdon të nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje pa bërë konsulta me palët që preken me këto vendime e Ligje.  Një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. SBASHK-u në pritje që do të ftohen sindikatat nga komisioni dhe Ministri Murati për të ofruar propozime të argumentuara lidhur me këto ndryshime, kishte përgatitur argumente, fakte e propozime konkrete , që do të bënin zgjidhje të përhershme dhe të drejtë për të gjitha palët që preken me këtë Ligj. Mirëpo,  Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe  u votuan  ndryshime  sa për të thënë  e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …