Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Serbe për shkak të minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995. Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviq dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Serbe, Millosh Bukejloviq. Thesari njoftoi  se zyrtarët e sanksionuar janë drejtpërdrejtë përgjegjës për inkurajimin e miratimit të vendimeve nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Serbe për të shpallur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës si të pavlefshme në këtë entitet. Me këtë veprim, sipas Uashingtonit zyrtar , ata kanë kërcënuar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …