Ministri  Zharku priti në takim kryetarin e këshillit të rinisë evropiane të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim kryetarin e Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ministri Zharku dhe Hasani biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, Hasani e njoftoi ministrin Zharku lidhur me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar Këshilli I Rinisë Evropiane të Kosovës por edhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet rinia në këtë kohë. Hasani u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me ministrinë e Infrastrukturës, në projektet e kësaj ministrie aty ku rinia mund t’a jap kontributin e saj, duke e konkretizuar realizimin e projekteve për siguri në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ministri Zharku theksoi se Ministria e Infrastrukturës është e gatshme për të gjitha bashkëpunimet të cilat rezultojnë në të mirë të qytetarëve të vendit tonë, në këtë rast një bashkëpunim i mirëseardhur do të jetë me të rinjtë e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës. Zharku premtoi  se do të thellohet bashkëpunimi duke i gjetur format më të përshtatshme në realizimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës. Ministri Zharku i inkurajoi të rinjtë e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës,që të jenë të gatshëm që të kyçen në të gjitha proceset ku mund të japin kontributin e tyre, në mënyrë që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të rinisë por edhe qytetarëve të Kosovës.

Në fund të këtij takimi kryetari i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, i dhuroi ministrit Zharku, Rezolutën e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …