Ka vazhduar Projekti i trajtimit të rrugëve brenda lagjeve të fshatit Rezallë

Projekti i trajtimit të rrugëve brenda lagjeve të fshatit Rezallë ka vazhduar. Për ti vizituar punimet në terren ka dalë edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Gjenerali Sami Lushtaku, bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Me këtë rast nënkryetari Lushtaku është shprehur: “Po vazhdon puna me intensitet të madh në realizimin e projektit për trajtimin e rrugëve në fshatin Rezallë, për të mundësuar qasje më të lehtë në infrastrukturën rrugore, duke përmbushur edhe një tjetër premtim për banorët e Rezallës”.

May be an image of 3 people and text that says 'BAGERICOMPANY COMPANY'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skënderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën kryesimin e kryesueses Adelina Spahiu, dhe me pjesëmarrje të kryetarit …