Po vazhdon shtrirja e kamerave për sigurinë e qytetarëve deçanas

Drejtoria për Mbrojte, Shpëtim dhe Shërbime Publike e Komunës së Deçanit, duke u bazuar në kontratën e “Mirëmbajtës së kamerave në Institucione Publike”, duke bashkëpunuar me Komandantin e Stacionit Policor në Deçan, z. Faik Jahmurataj, kanë verifikuar pikat e rrezikut ku është e nevojshme shtrirja e kamerave për sigurinë e qytetarëve. Shtrirja do të bëhet në këto pika:

  1. Rrethi i parë te Rruga e Gashit;

  2. Rrethi i dytë në udhëkryqin e fshatit Isniq;

  3. Rrethi te udhëkryqi në fshatin Carrabreg;

  4. Rrethi i parë në hyrjen e fshatit Carrabreg;

  5. Te udhëkryqi i fshatit Llukë dhe

  6. Te udhëkryqi i fshatit Pozhar.

Mund të jetë një imazh i rrugë, mjegull dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …