Ka ndërruar jetë Muharrem Sejfijaj, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe babai i dëshmorit të Kombit, Xhevat Sejfijaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Muharrem Sejfijaj, ai ndër të tjera ka thënë: Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Muharrem Sejfijaj, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe babai i dëshmorit të Kombit, Xhevat Sejfijaj. Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, një burrë i urtë e me shumë plagë që qëndroi i fortë si çeliku. Ngushëllime familjes Sejfijaj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

May be a meme of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit merr vlerësim të lartë në Raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike, nga Instituti KLGI

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka publikuar raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike për …