Përkushtim i madh vetëm që Malisheva të mos ketë probleme me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka mirëpritur në një takim tejet miqësor kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan me bashkëpunëtorë, ku biseduan rreth projekteve investive që KEDS po bën në përmirësimin e infrastrukturës elektroenergjetike në territorin e komunës së Malishevës. Komuna e Malishevës në vazhdimësi ka pasur probleme me energjinë elektrike, dhe pikërisht kjo është arsyeja që ne si qeverisje komunale e kemi kaluar në një nivel tjetër angazhimin, në mënyrë që qytetarëve tanë t’ju ofrojmë një zgjidhje më afatgjate rreth furnizimit me energji elektrike, ka thënë kryetari Kastrati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …