MKRS-ja licencoi edhe dy federata

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në një ceremoni të organizuar sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës dhe Federatën e Minigolfit të Kosovës.

Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e këtyre dy federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt është i rëndësishëm, sepse i rregullon marrëdhëniet ndërmjet MKRS-së dhe federatave, dhe në të njëjtën kohë hap rrugën për procesin tjetër të bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe federatave.

Drejtuesit e federatave të licencuara e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të këtyre dy federatave.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama premton vazhdim të investimeve në Taslixhe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Taslixhen. Ai ka premtuar vazhdim të investimeve në …