Gazetari i gazetës britanike “Financial Times”, Marton Dunai, ka sqaruar gabimin e tij në intervistë me kryeministrin, Edi Rama

Gazetari i  gazetës britanike  “Financial Times”, Marton Dunai, ka bërë  një sqarim duke treguar se e ka korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri.  Gazeta britanike tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur Rama flet për “tokën e askujt”, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe jo për Kosovën, (sikur kanë komentuar vetëvendosistët në Kosovë, madje edhe ish-negociatorja, Edita Tahiri, e cila shfaqte dyshime për origjinën e tij). Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po diskutonte problemet në veriun  Kosovës, jo në të gjithë vendin, ka shkruar gazetari, Marton Dunai. Rama ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në “tokën e askujt” ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizimin në rritje. Me kalimin e viteve Veriu i Kosovës është bërë një vend  ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur, ishte  shprehur,  Edi Rama për Financial Times. Ndërkohë  kori i sorrashkave në Prishtinë dhe në Tiranë,  kishte akorduar zërat e çjerrë  me fyerje, sharje, etiketime  kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …