Kryetari Haliti u takua me Drejtorin e Investimeve të KEDS-it, kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga Drejtori për Investime Turan Kocabajraktar, Drejtori për Mirëmbajtje, Bujar Jupaj, Avni Alidema – zyrtarë i lartë në KEDS. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik, largimin e shtyllave elektrike që pengojnë qarkullimin e qytetarëve, e në veçanti largimin e shtyllave nëpër trotuare dhe vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune në rehabilitimin e rrjeteve elektrike si dhe eliminimin e probleme për furnizimin normal me energji elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …