Gjykata e Strasburgut i tërheq vëmendjen autoriteteve për mos zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

Gjykata e Strasburgut i tërheq vëmendjen autoriteteve për mos zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

Gjykata e Strasburgut i tërheq vëmendjen autoriteteve për mos zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës, duke vënë në dukje një seri shkeljesh që shteti, Garda e Republikës, por edhe organet e drejtësisë reflektuan për hetimin e 21 janarit 2011. Në vendimin e saj, Gjykata e të Drejtave të Njeriut që u vu në lëvizje nga familja Nika konsideron fajtor shtetin për vrasjen  e demonstruesit, i cili humbi jetën në Turqi. Ndërkohë që tre të tjerët Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizaj u vranë në bulevard në të njëjtën protestë. Gjykata vlerëson se shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcë vdekjeprurëse. Jo vetëm kaq, por GJEDNJ prek për herë të parë edhe përgjegjësit e akteve të dhunës dhe shkeljen e çdo të drejte, për të cilën duhet të ketë përgjegjës. Strasburgu këmbëngul se ekziston nevoja për hetime të paanshme, të besueshme dhe të plota, ndërkohë që në 2019 , e njëjta gjykatë u shpreh edhe për vrasjen e Dedës, Myrtaj dhe Veizaj të shpallur dëshmorë për të cilët shteti shqiptar premtoi rihapje të hetimit. Tani që Strasburgu flet sërish për vrasjen që vijon të jetë pa autor, avokati Dorjan Matlija që ka përfaqësuar të afërmit e tre dëshmorëve shpjegon çdo të thotë ky vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …