Vitia mirënjohëse për kontributin e shtetit dhe popullit amerikan

Me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane, udhëheqës komunal të Vitisë të shoqëruar edhe nga përfaqësues të KFOR-it amerikan, kanë vendosur lule tek busti i diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke çmuar kontributin e shtetit dhe popullit amerikan për Kosovën në kohërat më të vështira, por edhe tani në periudhën e shtetndërtimit, ka thënë se Kosova në përgjithësi, e po ashtu edhe Komuna e Vitisë, nuk harron miqtë e saj e sidomos shtetin më demokratik në botë që ka kontribuar shumë për vendin tonë. Edhe përfaqësuesi i Ekipit Monitorues të KFOR-it amerikan, togeri Rivera, është shprehur falënderues për qytetarët vitias dhe aktivitetin e organizuar nga komuna e Vitisë me rastin e Ditës së Falënderimeve, duke theksuar se pavarësisht që për shumicën prej nesh është hera e parë që jemi larg familjeve, mikëpritja juaj në këtë ditë kaq të veçantë për ne, po na bën të ndjehemi si në shtëpi. Më pas në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, është mbajtur një koncert dhe është shtruar edhe një koktej, shoqëruar edhe mish gjel deti, që është tradicionale amerikane me rastin e Ditës së Falënderimeve.

May be an image of 2 people, monument and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …