Asfaltohet edhe rruga kryesore në dalje të Vitisë në drejtim të Drobeshit

Punimet në rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Vitisë po vazhdojnë me intensitet të shtuar, sipas dinamikës së paraparë. Kështu sot ka filluar ta asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës në dalje të qytetit të Vitisë, deri në hyrje të fshatit Drobesh. Kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, kanë parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë. Aty ata janë mirëpritur edhe nga banorët dhe disa përfaqësues të bizneseve që jetojnë dhe punojnë përgjatë kësaj rruge duke e mirëpritur këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …