Procesi zgjedhor ka vazhduar sonte në shkollën fillore të fshatit Mirashë të komunës së Ferizajt. Banorët e këtij fshati me shumicë votash kanë vendosur që kryetar i tyre të jetë Taip Bytyqi. Komisioni komunal bashkë me banorët e këtyre fshatrave kanë zgjedhur edhe këshillin e këtij fshati.
Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, procesin zgjedhor e kanë vazhduar edhe në fshatin Surqinë. Në këto zgjedhje kanë dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me shumicë votash kanë vendosur që Lulzim Idrizi t’i përfaqësojë për vitet në vazhdim. Këta banorë kanë bërë edhe zgjedhjen e këshillit të këtyre fshatrave.

 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					