Memli Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë vendore në Ferizaj, po i mungon Kosovës në nivel qendror

Memli Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë vendore në Ferizaj, po i mungon Kosovës në nivel qendror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin Agim Aliu, përcollën nga afër punimet që po bëhen për rivitalizimin dhe gjelbërimin e parkut “Kodra e Sherretëve”, një hapësirë mbi 20 hektarësh, me kosto 1.5 milion euro, i financuar me mjete vetanake të komunës. Kryetari Krasniqi, tha se modeli qeverisës, të cilin PDK e ka instaluar në nivelin e përgjegjësive komunale, po i mungon Kosovës në nivelin qendror. Krasniqi ka thënë se ky model se kjo qeverisje lokale kryen punë, e mban fjalën, i realizon premtimet dhe ju shërben qytetarëve duke ua lehtësuar jetën. Ndëshkimi i Ferizajt, i gjithë rajonit të Ferizajt, duke përfshi Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, por edhe komunat në Drenicë dhe në Kosovën qendrore gjithandej, është vërtetë i turpshëm, si dhe do të jetë një dëshmi, e cila do të mbetet përgjithmonë si njollë në Qeverinë Kurti, që vërtetë po tregohet ndëshkuese ndaj atyre që nuk i kanë dhënë mbështetje në zgjedhjet lokale”, theksoi Krasniqi. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria, në këtë mandat komuna është përkushtuar për politika të gjelbra, ku në qytet dhe hapësira të vogla po implementohet koncepti “pocket park”, ndërsa në parqet e mëdha po bëhet transformimi rrënjësor i hapësirave ekzistuese dhe po shtohen të reja, tha  kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …