Kryetari Haliti ka përgëzuar qytetarët vitias pas aprovimit të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë! Sot dua të ndajë me ju një lajm të mrekullueshëm, pasi që është aprovuar Plani Zhvillimor Komunal 2023-2031.  Ky plan do të përcaktoj kahjet e zhvillimit të komunës sonë dhe për hartimin e tij dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar që të finalizojnë këtë dokument të rëndësishëm.  Gjithashtu këtë vit jo vetëm se po e përmbyllim suksesshëm në realizimin e projekteve të shumta  në çdo cep të Vitisë por edhe në hartimin e dokumenteve të rëndësishme si Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, finalizimit të Parkut industrial në Budrikë etj. Gjithashtu PZHK 2023-2031, do të shoqërohet edhe me dokumente të tjera që do t’i finalizojnë së shpejti, tha kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …