Kryetari Nura priti në takim zyrtarë të DEMOS-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me ekipin komunal për përformancë, ku ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, kanë prit sot në takim zyrtarët e DEMOS-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Përformancë të Komunave të Kosovës. Në këtë takim është diskutuar për planin e projekteve kapitale të cilat financohen nga granti i përformancës. “Si rezultat i qeverisjes së mirë me përformancë të lartë, Komuna jonë është vlerësuar ndër të parat në përformancë gjatë vitit 2022, për çka edhe jemi përfitues të grantit, mjete financiare këto që do të investohen në projekte kapitale në dobi të qytetarëve”, ka njoftuar kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …